Afganistan, shpërthim pas largimit të Obamas
Një makinë bombë ka shpërthyer në Kabul disa orë pas largimit të presidentit të Shteteve të Bashkuara Barack Obama i cili ishte në një vizitë në Afganistan.

Shefi i policisë së Kabulit Ayub Salangi njoftoi se shpërthimi ndodhi në rrugën Jalalabad, ku ka disa baza ushtarake amerikane si dhe komplekse banimi. Kryengritësit talebanë kanë marrë përgjegjësinë për sulmin. Është e paqartë nëse shpërthimi i bombës ka shkaktuar të vdekur ose jo. Ambasada amerikane ka paralajmëruar stafin e saj që të mos dalë në ambiente publike. /albeu.com/

Shtuar më 02/05/2012, ora 09:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori