Afganistan, rrëzohet helikopteri i NATO-s
Katër ushtarë të NATO-s kanë humbur jetën pasi helikopteri me të cilin udhëtonin është rrëzuar në një krahinë jug-perëndimore në Afganistan. Autoritetet nuk kanë përjashtur edhe rrëzimin nga ndonjë predhë armike por pista kryesore e hetimeve lidhet me kushtet e vështira atmosferike.

Emrat e viktimave nuk janë saktësuar ende, por ata ishin të gjithë pjestarë të forcave amerikane. Komanda e NATO-s në Afganistan, e cila është duke u përballur me një rigjallërim të lëvizjes talebane në muajt e fundit, theksoi se do të hetojë ngjarjen.
Shtuar më 20/04/2012, ora 10:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori