Afganistan: Ofendoi autoritet vendase, shkarkohet gjenerali amerikan
Deklarata ofenduese ndaj autoriteteve të Kabulit në Afganistan, i kanë kushtuar vendin e punës një ushtaraku të lartë amerikan që kryente misionin në këtë vend.

Gjeneral-majori Peter Fuller, numri dy i NATO-s në vend dhe përgjegjësi kryesor për stërvitjen e trupave afgane të mbrojtjes, deklaroi në një intervistë se “lidershipi i vendit është tërësisht i izoluar nga realiteti”.

Duke komentuar për presidentin Karzai, ai shtoi se shpresonte që të humbte në zgjedhjet që do të mbahet së afërmi dhe se “afganët mendojnë që SHBA është e mbushur me florinj dhe gjithçka është si Hollivudi. Ata nuk e kuptojnë sakrificën që ne bëjmë për të vendosur paqen në shtëpinë e tyre”.

Në një incident të mëparshëm, gjenerali Stanley McChrystal u detyrua të jepte dorëheqjen si komandant i forcave amerikane në Afganistan në qershor 2010, pasi kritikoi publikisht disa funksionarë të lartë të administratës Obama./albeu.com/
Shtuar më 06/11/2011, ora 14:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori