Forcat speciale të misionit të NATO-s kanë liruar 4 punonjëse
humanitare të cilat ishin marrë penga nga militantët, të cilët i mbanin ato në një shpellë në veri të Afganistanit.
ISAF-i bëri të ditur se pengjet, dy mjeke perëndimore dhe dy kolege të tyre afgane, u shpëtuan të shtunën në një
bastisje në orët e para të mëngjesit. Mjeket punonin për një organizatë
humanitare joqeveritare me seli në Zvicër.
Ato u rrëmbyen me 22 maj në krahinën Badaksan dhe janë mbajtur për 11 ditë në shpellë. /albeu.com/
Shtuar më 02/06/2012,
ora 11:17