Bastet favorizojnë Anglinë si fituese të Euro 2020

Anglia shihet si favorite kryesore për të fituar Euro 2020, shkruan Albeu.com.

3 Luanët eliminuan Gjermaninë në 1/8, dhe tani luajnë në cerekfinale ndaj Ukrainës, një kundërshtar jo në nivelin e Gjermanisë.

Por mbi të gjitha anglezët favorizohen dhe për shkak se i luajnë ndeshjet të gjitha, përvec asaj ndaj Ukrainës që do ta zhvillojnë në Romë.

Sipas ‘Bet365’ tani favoritja për ta fituar Evropianin në fund llogaritet Anglia me kuotën 2.87, pastaj vjen Spanja me kuotë 4.00, Italia 5.00, Belgjika 8.00 dhe Danimarka 11.00.

Ndërsa Kombëtaret më të pafavorizuara për të fituar në fund janë Zvicra dhe Çekia që kanë kuotë 26.00 dhe Ukraina 34.00. /albeu.com/


Shtuar 1.07.2021 13:57