Afat 72 orësh qeverisë irakiane për lirimin e grave të burgosura
Albeu.com
Krahu i Al Kaidës i ka dhënë qeverisë irakiane, të mbështetur nga amerikanët, edhe një afat tjetër prej 72 orësh për lirimin e grave të burgosura, me kërcënim se do të vrasin 36 ushtarët irakianë, që janë zënë peng, bëhet e ditur në një kumtesë të sotme në një faqe interneti, njofton Rojter.Më 9 qershor, grupi i Musab Al Zarkavit kishte njoftuar për zënien peng të këtyre ushtarëve irakianë dhe kishte caktuar afatin prej 24 orëve për përmbushjen e kërkesë së tyre të lartpërmendur. qik
Shtuar më 16/06/2005, ora 16:47
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori