Aeroplanët ushtarakë rusë vrasin fëmijët e një shkollë siriane
Bombardimet ruse që goditën qytetin Idlib në veriperëndim të Sirisë, kanë lënë të paktën 26 persona të vrarë, përfshirë edhe fëmijë.

Sipas Al Jazeera, bombardimet kanë pasur si objektiv fshatin Hass, përfshirë edhe një shkollë.

"Fëmijët e vdekur janë nxënës dhe besohet se sulmin e kryen aeroplanët rusë", ka thënë Rami Abdel Rahman.

Por, ambasadori i Rusisë në Kombet e Bashkuara, Vitaly Churkin, ka thënë: "Është e tmerrshme, shpresoj se nuk jemi të përfshirë. Është gjëja më e lehtë të them se nuk e kemi bërë ne, por jam një person i përgjegjshëm dhe s'do të them asgjë pa u konsultuar me Ministrinë Mbrojtjes", transmetojnë mediet ndërkombëtare. /albeu.com/



Shtuar më 27/10/2016, ora 09:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori