Aeroplanmbajtësja ruse kalon nëpër Kanalin Anglez nën vëzhgimin e aeroplanëve luftarakë të Britanisë
Forcat e armatosura të Britanisë së Madhe kanë përcjellë nga afër kalimin e aeroplanmbajtëses ruse “
Admiral Kuznetsov” teksa kalonte nëpër
Kanalin Britanik rrugës për në
Rusi nga Siria.
Ministri i Mbrojtjes i Britanisë, Michael Fallon, e ka quajtur aeroplanmbajtësin “anije turpi”.
Në fotografitë e postuara nga Ministria e Mbrojtjes e Britanisë së Madhe shfaqen aeroplanët luftarakë “RAF” dhe ata të Marinës Mbretërore “HMS St. Albans frigate” duke e përcjellë aeroplanmbajtësin “
Admiral Kuznetsov” dhe anijet e tij përkrahëse në
Kanalin Anglez, teksa shkonin drejt Detit Verior.
“Do ta vëzhgojmë nga afër ‘Admiralin
Kuznetsov’ teksa kthehet në
Rusi; një anije turpi misioni i së cilës vetëm sa i ka zgjatur vuajtjet e popullit sirianë, “a ka thënë Fallon. /albeu.com/
Shtuar më 25/01/2017,
ora 18:21