Aeroplani i Forcave Ajrore rrëzohet në stërvitje, jep dorëheqjen ministri kroat i Mbrojtjes
Ministri i Mbrojtjes në Kroaci Damir Krsticevic ka dhënë dorëheqjen pasi një aeroplan trajnimi i Forcave Ajrore u rrëzua fatalisht menjëherë pas ngritjes nga një bazë ajrore ushtarake në jug-perëndim të vendit.

Si pasojë e përplasjes, humbën jetën dy pjesëtarë të Forcave Ajrore kroate.

Incidenti ndodhi më 7 maj ndërsa aeroplani u rrëzua gjatë një stërvitjeje afër Zarës, njoftoi Ministria e Mbrojtjes në Kroaci. Damir Krsticevic u shpreh se po jep dorëheqjen pasi një tjetër mjet fluturues i ushtrisë kroate u rrëzua gjithashtu tre muaj më parë duke u marrë jetën dy pilotëve.

“Në duhet të jemi transparentë dhe të marrin përgjegjësi për rrëzimet”, shtoi Krsticevic.

Ministria e Mbrojtjes tha se avioni me një motor Zlin u rrëzua rreth orës 4 të mëngjesit me orën lokale të enjten gjatë një fluturimi rutinor stërvitje. Nuk dihet ende se çfarë mund ta ketë shkaktuar përplasjen.

Shtuar më 08/05/2020, ora 10:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori