Kanadaja do të kufizojë shitjen e pijeve
energjike me përmbajtje alkooli pas vdekjes së një adoleshenteje e cila piu disa kanoçe me pije
energjike.
Ministria e Shëndetësisë,
Ginette Petitpas
Taylor, ka shprehur shqetësimin për këtë ngjarje, dhe ka
udhëzuar departamentin që të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të trajtuar këtë çështje.
“Jam thellësisht e shqetësuar nga disponueshmëria në rritje dhe konsumimi i pijeve
energjike me përmbajtje alkooli. Numri i të rinjve që përfundojnë në spital pasi pinë këto produkte është në rritje. Prandaj, unë e kam
udhëzuar departamentin tim që të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të trajtuar këtë çështje”, ka deklaruar
Ginette Petitpas
Taylor.
Rregullorja e re do të kufizojë tregtinë e tyre si edhe përmbajtjen e alkoolit në pije.
Gjithashtu shteti kanadez po kërkon që aktorët të marrin në konsideratë ndryshimet në reklama, marketing dhe etiketim për të zvogëluar rreziqet nga këto produkte. /albeu.com/
Shtuar më 20/03/2018,
ora 18:27