Kryeministri britanik: Ndalimi i energjisë ruse duhet të jetë një vendim i përbashkët

Ministri i Jashtëm lituanez bëri thirrje për embargo ndaj shitjeve ruse të energjisë, duke sugjeruar se nafta dhe gazi rus po paguheshin “me gjakun e Ukrainës”.

Ndërkohë, kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson gjatë një konference për shtyp me kryeministrin kanadez Justin Trudeau dhe atë holandes Mark Rutte, ka thënë se Evropa nuk mund të mbyllë thjesht përdorimin e naftës dhe gazit brenda natës.

“Ka varësi të ndryshme në vende të ndryshme dhe ne duhet ta kemi parasysh këtë. Nuk mund të mbyllësh thjesht përdorimin e naftës dhe gazit brenda natës, madje edhe nga Rusia,” tha Johnson.

Ai theksoi që ajo që duhet të bëjmë “është të sigurohemi që të gjithë po lëvizim në të njëjtin drejtim”

“Ne do ta bëjmë atë së bashku, duke u siguruar që të gjithë të kemi zëvendësuesit dhe furnizimet që na duhen”.

Rutte pranoi se varësia ndaj energjisë ruse është ende e pranishme në shumë pjesë të Europës dhe bëri thirrje që çdo ndalim të bëhej “me zell”./albeu.com


Shtuar 7.03.2022 17:02