Acarohet Vuçiçi: Ushtria e Kosovës nuk do shkelë në veri
Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me presidentin e Kosovës Hashim Thaçin, ku kanë diskutuar për formimin e Ushtrisë së Kosovës.

Më pas, Vuçiç, gjatë një konference për medie ka thënë se shpreson se Thaçi nuk është duke e përshpejtuar procesin e formimit të Ushtrisë së Kosovës për shkak të ndonjë fushate parazgjedhore dhe për votat e qytetarëve.

"Sot unë mund të 'pështyjë mbi dikë' në rajon dhe njerëzit këtu do të entuziazmoheshin, por puna ime është që të ruaj stabilitetin dhe paqen", citohet të ketë thënë Vuçiç.

"Ne do të japim më të mirën për ndikim politik dhe diplomatik mbi atë që po ndodh rreth ushtrisë në Kosovë", ka thënë kryeiminstri serb, i cili ka theksuar se "ë bazë të marrëveshjes së Brukselit, Ushtria e Kosovës nuk mund të shkelë në veri". /albeu.com/
Shtuar më 08/03/2017, ora 16:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori