Acarimi i marrëdhënieve të Turqisë me Perëndimin po rrezikon Ballkanin
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Tensionet mes Turqisë dhe disa vendeve të Perëndimit, duket se do të kenë një ndikim të gjerë edhe në Ballkan.

Këto ditë presidenti i Turqisë, Erdogan dhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë kanë dërguar një varg kritikash dhe, siç kuptohen nga këto vende edhe "fyerjesh" ndaj Gjermanisë dhe Holandës, vende që e kanë Turqinë edhe aleate në NATO, shkruan sot "Koha Ditore".

Erdogan e quajti pak ditë më parë Hollandën dhe Gjermaninë si "mbetje fashiste", gjë e cila nxiti reagime të ashpra në BE, ku një retorikë e tillë nga Turqia është quajtur si dëshmi se ky shtet "e ka humbur arsyen".

Erdogan mund ta ketë këtë retorikë si pjesë të fushatës së brendshme në prag të referendumit për rritjen e kompetencave të presidentit, por ajo edhe më shumë e ka larguar Turqinë e udhëhequr nga ai nga mundësia për integrim në BE.

Kujtojmë se Turqia është vend kandidat për anëtarësim në BE që në vitin 2005 dhe negociatat e saj nuk kanë shkuar sipas planit. /albeu.com/
Shtuar më 20/03/2017, ora 08:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori