Acari nuk i ndal rumunët, vazhdojnë protestat antiqeveritare në ditën e 13-të (FOTO LAJM)

Rumunët kanë vazhduar në ditën e 13-të të protesta antiqeveritare, duke sfiduar të ftohtin e acartë (ku temperaturat kanë arritur deri në -10 gradë), e gjitha kjo për të kërkuar dorëheqjen e qeverisë.

Rreth 50 000 manifestues, sipas mediave rumune, thërrisnin në kor "Hajdutë!", "dorëheqje!", të mbledhur përpara selisë së qeverisë në Bukuresht, duke formuar një flamur rumun gjigant me ngjyrat blu, e verdhë, e kuqe me anë të pankartave me ngjyra të ndriçuara me celularë.

"Ne duam t’i japim një karton të kuq qeverisë. Dorëheqja e ministrit të Drejtësisë nuk mjafton pas asaj që ajo po përpiqet të bëjë, as anulimi i dekretit që lehtëson legjislacionin antikorrupsion", deklaratat e protestuesve. /albeu.com/

Shtuar më 13/02/2017, ora 10:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori