Abuzime me përdorimin e armëve elektrike
Foto: AP
Komiteti Evropian i Parandalimit të Torturës dhe Trajtimit jo Human dhe Degradues apo Ndëshkimit (KPT) ka bërë thirrje për përdorimin e armëve me shkarkesë elektrike (EDW) për t’u pëmabajtur në mënyrë strikte rregulloreve.

Në raportin e përvitshëm i cili u publikua sot, KPT-ja deklaron se kupton dëshirën e autoriteteve kombetare për të siguruar zbatimin e ligjit nga zyrtarët me mënyra që i mundëson ata të japin një përgjigje më graduale situatave të rrezikshme. Komiteti është në dijeni se mbajtja e armëve më pak vdekjeprurëse sic janë EDW mund që në disa raste të jejojë mospërdorimin e armëve të zhjarrit. Megjitatë ai thekson se këto armë mund të shkaktojnë dhimbje akute dhe janë të hapura ndaj abuzimit.

“Eshtë duke u bërë gjithnjë e më tepër e zakonshme për oficerët e policisë dhe zyrtarë të tjerë të zbatimit të ligjit të lejohen me armë me shkarkesë elektrike dhe këto armë po përdoren gjithnjë e më shumë gjatë arrestimeve. Autoritetet duhet të sigurojnë që përdorimi i tyre të rregulloret në mënyrë strikte dhe që ato të përdoren vetëm kur është me të vërtetë e nevojshme”, tha Mauro Palma, Presidenti i KPT.

Në pikepamjen e Komitetit, përdorimi I EDW-ve duhet të kufizohet në situata kur ka një kërcënim imediat real për jetën dhe rrezik për dëmtime serioze. Është e papranueshme të përdoren vetëm me qëllimin e sigurimit të përputhshmërisë me një urdhër. Për më tej, përdorimi i tyre duhet të autorizohet vetëm kur metoda më pak të dhunshme - siç janë negociata dhe bindja apo teknikat e kontrollit me dorë – kanë dështuar apo janë të papraktikueshme dhe kur është e vetmja alternativë për metoda të tjera që paraqesin risk të madh për vdekje apo dëmtim. Komiteti thekson gjithashtu rëndësinë e trajnimit të përshtatshmë të zyrtarëve publikë që mund të përdorin EDW.

Komiteti shpreh rezerva të mëdha për përdorimin e EDW në burgje apo godina të mbyllura të psikiatrisë. Vetëm në rrethana shumë të rralla, siç është situata e pengmarrjes, mund të justifikohet përdorimi i tyre në këto vende.KPT– ja bën gjithashtu të qartë se kundështon përdorimin e rripave elektrikë për të kontrolluar lëvizjen e përsonave të burgosur, si brenda apo jashtë vendeve të privimit të lirisë. Këto pajisje janë nga natyra e tyre degraduese për personin të cilit i aplikohet, dhe qëllimi i keqpërdorimit është në veçanti i lartë.

KPT deklaron se përpara se EDW të ishin të disponueshme ato duhet të kalojnë nga një procedurë e autorizimit teknik dhe ato duhet të pajisen me pajisje të vogla memorjeje që mund të mbledhin informacionin mbi përdorimin e tyre, duke mundësuar mbikqyrjen nga autoritetet kompetente.
Gjatë periudhës së mbuluar nga raporti i saj vjetor i 20-të mes Gushtit 2009 dhe Korrikut 2010- KPT kreu 20 vizita për të ekzaminuar kushtet e burgimit në një radhë të gjerë të instutucioneve nëpër Evropë.

Gjatë vizitave periodike, KPT-ja po i kushton një rëndësi në rritje kushteve të kujdesit social për të paaftit mendor dhe fizikë dhe trajtimin e personave nën legjislacion e huaj. Vizitat ad hoc të KPT-së merren me një seri çështjesh që variojnë nga izolimi dhe kastrimi kirurgjiikal te pretendimet e eksistencës së vendeve të burgosjes sekrete. (albeu.com)
Shtuar më 26/10/2010, ora 15:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori