Macaulay Culkin – Kevin McAllister
Viktima më e famshme e “mallkimit” të këtij filmi është protagonisti kryesor, Kevini i vogël, i interpretuar nga Macaulay Culkin. Ky aktor mendohej se do të bëhej një yll i kinemasë dhe fitoi miliona me filmat e radhës “I vetëm në shtëpi 2” dhe “Richie Rich”. Por sot, në moshën 39-vjeçare, Culkin është larguar nga Hollivudi pasi nisi një luftë ligjore me prindërit e tij mbi faktin se kush do të kontrollonte pasurinë që kishte grumbulluar.
Në vitin 2004 pati probleme me ligjin, pasi u arrestua për zotërim marijuane. Por, për mediat, ai nuk ka pranuar kurrë që ka qenë i varur nga heroina. Gjithsesi, fotot e tij që qarkullojnë në internet janë shqetësuese.