A shkoi sozia e Obamës në Australi?
Presidenti i SHBA-ve, Barak Obama ka mbërritur në Brisbane të Australisë në takimin e G20-tës, por se një "çudi" ka ngjarë me të në këtë takim.

Fotografi i gazetës australiane, Adam Smith mendoi se i ishte realizuar ëndrra kur u caktua të ndjekë Obamën.

Problemi ishte se, ekzistojnë dy The Beast (makina presidenciale), për arsye sigurie.

Smith u vendos në një qoshe që të kapte autokolonën teksa kalonte pranë tij, duke bërë dhjetëra fotografi të makinave që lëviznin me shpejtësi.

Ai vërejti se ishin dy Obama dhe se të dy përshëndesnin turmën, por se nuk ngjasonion shumë me njëri-tjetrin.

Të jetë një reng i fotografit apo një e vërtetë që ObamaBrisbane ka shkuar si sozi?, ngre pyetjen Bota.al.

Kush ishte Barak Obama? Të dy? Asnjëri? Kjo gjë ende nuk mund të dihet.

Ata që duhet ta dinë me siguri janë autoritetet e larta të sigurisë amerikane./albeu.com/
Shtuar më 17/11/2014, ora 10:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori