A po shkon Hillari Klinton drejt humbjes së zgjedhjeve?
Lajmi se kandidatja demokrate për presidente të SHBA-ve, po hetohet nga FBI-ja, duket se nuk ka ndikaur aspak mirë tëk qytetarët amerikanë.

Sondazhet tregojnë se Klinton tani është pas Donald Trump, renditja e parë e tillë që nga maji.

Kështu thotë sondazhi i fundit i ABC News / Washington Post, prodhuar për ABC nga Langer Research Associates.

Dyzet e gjashtë për qind e votuesve të mundshëm kanë mbështetur Trump në rezultatet e fundit, ndërsa 45 për qind mbështesnin Klinton.

Trump tani udhëheq ndaj Clinton me 8 pikë në pjesën e votuesve të cilët janë shumë entuziastë për zgjedhjen e tyre.

Entuziazmi i fortë për Clinton ka humbur 7 pikë që nga fillimi i hetimeve, sidomos nga e premtja deri të dielën.

Drejtori i FBI-së, Xhejms Komi, tha se të tjera e¬maile po vlerësohen nga FBI për çështjen e Klintonit, gjë e cila ka bërë që Trump të marrë pikë në ditët e fundit të zgjedhjeve. /albeu.com/




Shtuar më 01/11/2016, ora 14:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori