Deti i Vdekur, i njohur ndryshe si një pellg i kripës, i rrethuar nga
Izraeli,
Jordania dhe Bregu Perëndimor, është duke u tharë në një shkallë alarmuese.
"EcoPeace Middle East" shkruan se uji po vazhdon të thahet në mënyrë alarmuese me rreth 0.93 metra në vit dhe se faji kryesisht bie mbi njerëzit.
Fotografi Moritz Kustner, i cili e ka vizituar
detin në shkurt të këtij viti për të punuar në seritë e "Deti i Vdekur që po shuhet", ka thënë se është një rajon i tërë që po e ndëshkon këtë det, pasi ai ka nevojë për ujë nga burimet tjera natyrore që e rrethojnë, siç është limani i Lumit të Jordanisë, por për shkak të ndryshimit të rrjetdhës së
ujit në vitin 1960, ndërsa pjesa tjetër është shumë e nxehtë gjë e cila e vështirëson rrjedhën e
ujit.
Ndërkohë, rreth një vit më parë,
Izraeli dhe
Jordania nënshkruan një marrëveshje në vlerë 900 milionë dollarë, në përpjekje për ta stabilizuar nivelin e
ujit në
Detin e Vdekur. /albeu.com/
Shtuar më 27/11/2016,
ora 14:29