FOTO LAJM/Makina përplaset me shtyllën, Dajçi mbetet pa energji elektrike

Një automjet tip furgon është përplasur me një shtyllë të tensionit të mesëm, duke e dëmtuar atë.

Shtylla është pjesë e fiderit nr.12, që lidh segmentin Balldre – Torrovicë dhe lidhet me N/ST e Lezhës, dëmtimi i të cilës ka lënë pa energji elektrike zonën e Dajçit.

Pas hetimeve përkatëse nga autoritetet e rendit, ekipet e OSSH Shkodër dhe Lezhë po marrin masa për rivendosjen e rrjetit në punë, duke angazhuar mjete transporti të veçanta, shoqëruar me bazë materiale.

Rasti i fundit është i përsëritur, duke sjellë shqetësime të vazhdueshme për abonentët.

/Albeu.com/ 


Shtuar 8.01.2023 16:13