Habit Veton Surroi: Jam mik i Soros, por ka kohë që nuk kemi kontaktuar

Analisti Veton Surroi deklaroi se është një mik i multimiliarderit George Soros.

Ai shtoi se pavarësisht se ka kohë që nuk ka kontaktuar, ka shumë respekt për George Soros dhe e cilësoi atë një figurë historike.

Komentet Surroi i bëri në në emisionin ‘Çim Peka Live’, ku ishte i ftuar.

“Jam mik i George Soros. Mendoj se është një prej figurave historike të procesit nga përpara zhbërjes së murit të Berlinit e më sot.

Fatkeqësisht ka kohë që s’kemi pasur kontakt, por kam respekt shumë të madh, posaçërisht për ndihmën jo proporcionale që i ka dhënë shqiptarëve gjithandej që nga pjesa që ka të bëjë me shkollimin në Shqipëri e deri te lufta e Kosovës”, tha Surroi./albeu.com/


Shtuar 28.03.2022 23:43