A është kjo shefja më e mirë në botë? Shihni çfarë ka bërë për punëtorët (FOTO LAJM)

Pëlqej
Stafi i një agjencie marketingu në Britani, mendohet se po gëzon më shumë festat e fundvitit, pasi për Krishtlindje shefja e tyre vendosi t’i befasoi ata duke i dërguar në Madrid.

Kështu në saj të këtij vendimi Arabella Leëis-Smith, 42 vjeçare, tashmë po konsiderohet "shefja më e mirë në botë" pasi bëri të mundur udhëtimin me avion të të gjithë 20 pjesëtarëve të ekipit të saj në Spanjë për pothuajse dy net.

Arabella Leëis-Smith që drejton agjencinë e marketingut në Poole, ka paguar 5,000 paund për udhëtimin me stafin e saj.

Ajo pagoi biletën e udhëtimit, akomodimin në një apartament për dy netë në kryeqytetin spanjoll dhe dy darka të bujshme, shkruan Daily Mail.

"Kur Arabella njoftoi se Krishtlindjet do të na mblidhnin në një takim disa muaj më parë, kishte shpresa dhe brohoritje.Ne ishim aq të ngazëllyer për këtë dhe nuk gaboi. Të gjithë e shijuam eksplorimin e vendeve, ushqimin e madh, disa kokteje dhe një party", tha menaxheri i marketingut. /albeu.com/
Shtuar më 11/12/2017, ora 16:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori