A është kjo femra më e fuqishme në botë? Tërheq trenin 22 tonësh (VIDEO)
Darya Nesterova ka treguar se i ka muskujt e fuqishëm, duke tërhequr trenin e rëndë 22 tonelata, brenda të cilit ishin edhe 50 udhëtarë.

Nëpërmjet mbajtëseve të veçanta, ajo e lëvizi nëpër shina lokomotivën urbane, si pjesë e një gare që u zhvillua në Almati të Kazakistanit.

“Jam stërvitur që të tërheqë trenin me dhjetë tonelata, ky është më shumë se dyfishi. Megjithëse nuk e prita, jam e lumtur që ia dola”, ka thënë Nesterova.

Videoja e postuar më poshtë, e tregon atë duke kryer këtë veprim të vështirë, teksa merr mbështetje morale prej disa shoqëruesve.


Shtuar më 16/06/2018, ora 22:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori