“Kështu më do qejfi”, Rakip Suli përplaset me gazetarin, nuk pranon mediet në Mbledhjen e Këshillit (VIDEO)

Me sa duket mbledhjet e Këshillit Bashkiak të Kamzës zhvillohen me dyer të mbyllura, pa prezencën e medieve.

Gazetari, Bledian Koka, ka publikuar në Facebook një video  në të cilën kryebashkiaku i Kamzë, Rakip Suli, ndalon hyrjen e medieve në sallën ku zhvillohet mbledhja e Këshillit Bashkiak.

Rakip Suli  dëgjohet teksa thotë se nuk do ti lejojë mediet të jenë prezente pasi ‘i do qejfi’.

Kështu është shprehur ai teksa u pyet nga një gazetar se përse nuk do lejohen mediat që të jenë të pranishme në mbledhje. /albeu.com/