A do të ketë luftë të re në Ballkan?
Në një faqe të paidentifikuar mirë në Facebook, e quajtur "Bosgnacchi" (boshnjakët), është publikuar një hartë e planit të veprimit i cili synon të heqë forcën ushtarake nga Republika Srpska (RS, entitet me shumicë serbe boshnjake) dhe restaurimin e Kushtetutës para marrëveshjes së paqes në Dejton (nëntor 1995). Në qoftë se Presidenti i RS, Milorad Dodik, do të mbajë, si shpesh e shpall, një referendum për shkëputjen e subjektit nga Sarajeva.

Do të mjaftonin disa te rinj kurajozë, disa trima të rinj, lexohet në faqe, për të hedhur në erë të gjitha urat në drejtim të Serbisë; Do të duhet gjithashtu të pritet “korridori” pranë Bërçkos në Bosnjen veriore, që lidh pjesën perëndimore dhe lindore të RS-së, dhe, me një operacion ushtarak në pjesën ku takohen kufijtë e Bosnjës, Malit të Zi dhe Serbisë, të ndahej Hercegovina lindore nga lindja e Bosnjës.

Sipas ekspertit kontravers të terrorizmit Xhevat Galijaseviç, ajo duhet të merren seriozisht, sepse këto plane kanë ekzistuar që prej përfundimit të luftës (1992-1995), dhe kjo është vetëm një dëshmi më shumë se Sarajeva nuk ka pranuar kurrë marrëveshjen e Dejtonit, dhe nuk ka hequr dorë nga shkrirja e RS dhe integrimi i Bosnjës.

Sakib Softiç, një docent në Universitetin e Sarajevës, tha se në çdo grup etnik ka grupe ekstremiste të cileve paqja nuk u është e përshtatshme dhe vetëm në luftë arrijnë të realizojnë planet e tyre.

"Unë nuk do t'ia vija veshin asaj çfarë mendojnë grupet ekstremiste. Është shumë më e rëndësishme se çfarë mendojnë ata që marrin vendime politike dhe shumica dërrmuese të popullsisë", shprehet ai. /albeu.com/
Shtuar më 28/07/2015, ora 17:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori