A do të kemi Skoci të pavarur? Sondazhet e para thonë "Jo"
Pëlqej
Sondazhet e para tregojnë se skocezët nuk e duan pavarësinë nga Britania e Madhe.

Shumica e skocezëve duan të jenë pjesë e Mbretërisë të Britanisë së Madhe.

Sondazhi i Institutit ICM thotë se 45 % e popullatës janë kundër pavarësisë, ndërsa 41 % janë "pro".

Edhe një tjetër sondazh, i realizuar nga "Survation" tregon se skocezët do ti thonë "Jo" pavarësisë.

Sipas sondazhit të dytë, 48 % do ti thonë "Jo" pavarësisë, ndërsa 44 % do ti përgjigjen me "po".

Edhe një tjetër sondazh i Daily Telegraph dëshmon se shumica e skocezëve nuk do ta duan pavarësinë.

Megjithatë, diferenca në përqindje është e vogël dhe nuk është surprizë edhe pavarësia e mundshme e Skocisë. /albeu.com/
Shtuar më 17/09/2014, ora 16:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori