A do të dalë Greqia nga eurozona?
Qeveria gjermane ka shprehur gatishmëri që Greqia të dalë nga eurozona, nëse një gjë e tillë është e nevojshme.

Gjermania e konsideron daljen e Greqisë nga eurozona thuajse të sigurt në rast se zgjedhjet fitohen nga e majta radikale udhëhequr nga Alexis Tsipras.

Angela Merkel dhe ministri i financave në Berlin Wolfgang Schaeuble kanë ndërruar mendje dhe thonë se dalja e shtetit grek nga eurozona është një zgjidhje e mundshme, shkruan Der Standard e Austrisë.

Parlamenti grek aktualisht është shpërndarë dhe zgjedhjet pritet të mbahen më datë 25 janar, ku sipas sondazheve e fituar del partia e majtë radikale e Syriza-s./albeu.com/

Shtuar më 04/01/2015, ora 11:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori