A do ta sulmojnë SHBA-të Korenë e Veriut? Ja si përgjigjet Trump
Presidenti i ShteteveBashkuara, Donald Trump, është pyetur nga një gazetar i Reuters teksa po dilte nga një kishë nëse SHBA-të do ta sulmojë Korenë Veriore pas testit bërthamor që kreu sot.

“Do ta shohim,”kjo ka qenë përgjigja e presidentit amerikan.

Steve Holland, gazetari i Reuters, i cili i mbulon ngjarjet politike dhe Shtëpinë e Bardhë në SHBA, ka shkruar në llogarinë e vet në Twitter për pyetjen që ia ka bërë Trumpit dhe për përgjigjen që ka marrë.

Ndërkohë, Trump tha sot më herët se veprimet dhe fjalët e Koresë Veriore vazhdojnë të jenë shumë të rrezikshme ndaj ShteteveBashkuara. /albeu.com/

Shtuar më 03/09/2017, ora 19:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori