Maria Angelica
Ramos është trajnere tashmë 49 vjet, ndërsa më shumë se 40 vjet i ka kaluar në klubin e Limas, America Mimi Sporting ku rreth 1000 lojtarë kanë kaluar nëpër trajnimet e saj. Trajnerja 92-vjeçare e futbollit në Lima e njohur si La Vieha, nuk ka lejuar që mosha t’ia ngadalësojë ritmin derisa qëllimi i saj mbetet t’i bëjë peruanët e rinj futbollistë profesionistë.
"Kam
këtu më shumë se 40 vjet, por kur jetoja në Barranco e
kisha një ekip. Atë e kam lënë kur kam ardhur
këtu andaj imagjinoni se sa shumë vjet jam në këtë sport dhe nuk kam marrë kurrfarë shpërblimi s’kam as pagë, vetëm u ndihmoj
fëmijëve.
Kisha këtu edhe fëmijë shurdh-memec e
kisha një fëmijë që mezi ecte e tani ai madje ka të dashur" – thotë tranjerja Maria Angelica
Ramos.
Me stilin e saj që bie në sy, gjuhë të ashpër dhe kërkesa të larta për disiplinë, ajo tashmë e ka dashurinë e lojtarëve të ri që e shohin atë si nënën e dytë.
Ramos ua ka dedikuar shumicën e jetës së saj
fëmijëve dhe kurrë s’kishte kohë për familje të vete. Në momente nostalgjike ajo pranon se nuk është dashur të sillej kështu meqë tani shpesh ndjehet vetëm. /albeu.com/
Shtuar më 12/03/2018,
ora 20:51