Lufta në Ukrainë, Papa Françesku sërish thirrje: Ju lutemi, mos e çoni njerëzimin drejt shkatërrit

Papa Françesku ka përsëritur thirrjen e tij drejtuar krerëve të qeverive për të kërkuar një zgjidhje diplomatike për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

“Ndërsa furia e vdekjes dhe shkatërrimit vazhdon dhe pozicionet konfliktuale përhapen, duke nxitur një përshkallëzim që është gjithnjë e më i rrezikshëm për të gjithë, po përsëris apelin drejtuar udhëheqësve kombëtarë: Ju lutemi, mos e çoni njerëzimin në shkatërrim, mos e çoni njerëzimin në rrënim”, tha Papa.

“Të kryhen negociata reale, bisedime konkrete për një armëpushim dhe për një zgjidhje të qëndrueshme. Dëgjoni britmën e dëshpëruar të njerëzve që po vuajnë, e shohim çdo ditë në media, respektoni jetën njerëzore, ndaloni shkatërrimin makabër të qyteteve dhe fshatrave. kudo”, shtoi ai.

Të shtunën, Papa i tha një fëmije nga Ukraina se ai dëshiron të vizitojë Ukrainën dhe do të diskutojë një udhëtim të mundshëm me zyrtarët ukrainas.

Kujtojmë se Papa bëri apel të mërkurën për të hequr bllokadën e eksporteve të grurit nga Ukraina./albeu.com