9 të vdekur dhe 16 të plagosur nga përplasja e furgonit në Toronto
Pëlqej
Nëntë njerëz kanë vdekur dhe 16 të tjerë janë plagosur pasi një person ka përplasur furgonin për këmbësorë në kryeqytetin e Kanadasë, Toronto, tha policia.

Shoferi ka ikur nga vendi i ngjarjes, por është arrestuar disa blloqe më tej dhe është dërguar në paraburgim, thanë autoritetet e rendit.

Ato po ashtu thanë se nuk e kanë përcaktuar ende motivin e sulmit.

Incidenti ka ndodhur në në rrugën Yonge në orën 13:30, sipas kohës lokale.

Policia kërkoi nga qytetarët të shmangin zonën, shërbimet e metrosë pranë u pezulluan, ndërsa autoritetet nuk dhanë asnjë përshkrim për shoferin. /albeu.com/
Shtuar më 23/04/2018, ora 23:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori