9 shtete votuan edhe për legalizimin e marijuanës në SHBA
Në shtetet e Kalifornisë, Nevadas, Arizonas, Mainit dhe Masaçusetsit, zgjedhësit patën mundësinë që krahas presidentit të ri të SHBA-ve, të votonin edhe për legalizimin e marjiuanës, ndërkohë që në Montana, Dakotën e Veriut, Florida dhe Arkansas u votua për legalizimin e marijuanës mjekësore.

Nëse të gjitha votat kalojnë, kjo do të thotë se rreth një e katërta e amerikanëve do të jetojnë në shtete ku marijuana do të jetë e ligjshme, që do të shënojë një pikë kthese në qëndrimin e qeverisë federale mbi këtë çështje.

Kalifornia, Masaçusets e Nevada votuan pro legalizimit.

Për shtetin e Masaçusets, shitja ligjore do të fillojë që prej 15 dhjetorit të këtij viti, për personat mbi 21 vjeç, ndërkohë që në Kaliforni, çdokush mund të rrisë deri në 6 bimë të tilla në shtëpi.

Nevada do të krijojë një sistem liçensimi për shitjen e marijuanës në dyqane e klube.

Sipas parashikimeve, shteti i Main ka gjasa të votojë pro-legalizimit, ndërkohë që në Arizona shanset që kjo të ndodhë janë minimale.

Në Florida, Arkansas dhe Dakotën Veriore, përqindje të larta të amerikanëve kanë votuar pro-legalizimit të marijuanës mjekësore, e cila do të këshillohet për personat me dhimbje kronike apo për ata të cilët vuajnë nga çrregullime e trauma nga stresi.

Nuk ka gjasa që marijuana mjekësore të legalizohet në Montana, ku 51% e votuesve ishin kundër këtij propozimi. /albeu.com/
Shtuar më 09/11/2016, ora 16:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori