9 fakte interesante për Mbretëreshën Elizabeta II
Një ditë përpara se Mbretëresha e Anglisë, Elizabeta II të festojë 90-vjetorin, Posta Mbretërore ka publikuar këtë foto historike.

Ja ku janë së bashku Mbretëresha dhe tre pasuesit e saj, Princi i Uellsit, Princi Uilliam dhe Princi Xhorxh.

Kur Xhorxh të bëhet 90 vjeç, do jetë viti 2103.
Ndërkohë që Mbretëresha mbush 90 vjeç, ja disa fakte interesante për Madhërinë e saj.

-Ajo nuk ka pasaportë. Mbretëresha nuk ka nevojë për një pasaportë për të udhëtuar. Me përjashtim të ligjeve strikte të emigrimit, Mbretëresha mund të lëvizë lirshëm pa iu nënshtruar kontrollit për shkak se pasaportat britanike janë lëshuar në emër të saj.

-Mbretëresha flet rrjedhshëm në frëngjisht dhe është filmuar duke biseduar lirshëm me liderët francezë, pa nevojën e një përkthyesi.

-Ajo ka qenë mekanike. Princesha Elizabetë iu bashkua ushtrisë dhe punoi si mekanike në vitin 1945. Kur prindërit e saj e vizituan në një bazë ushtarake, e gjetën duke punuar në një motor kamioni. Për shkak të kësaj thuhet se ajo është e vetmja mbretëreshë që mund të ndërrojë një gomë dhe një kandele.

-Teknikisht ajo është pronare e të gjithë mjellmave të pashënjuara në Mbretërinë e Bashkuara. Por ajo është edhe teknikisht pronare e të gjithë ‘peshqve mbretërore’, përfshirë këtu balenat e delfinët.

-Tashmë dihet pasioni i saj për qentë, por ajo ka marrë dhuratë në Brazil edhe dy përtacë (slotë), gjatë një vizite në vitin 1968. Nga Kanadaja ka marrë dhuratë edhe xhaguarë dhe kastorë. Këto kafshë i janë dhuruar Kopshtit Zoologjik të Londrës.

-Pavarësisht se është brez i vjetër, Mbretëresha e ka dërguar shumë herët emailin e saj të parë. Korrespondenca e parë e saj ushtarake me email është bërë në vitin 1976.

-Asaj nuk i duhet një patentë. Njësoj si me pasaportën, ajo nuk ka nevojë për leje drejtimi të makinave. Në një rast ajo e kaloi makinën në bar përmes një parku, për të shmangur një familje që po shëtiste në Uindsor.

-Ajo ka tetë nipër e mbesa dhe tani pesë stërnipër e mbesa. Po ashtu ajo është kumbara e 30 personave, transmeton mapo.

-Në kohën e kursimeve të pas-luftës, Mbretëresha mblidhte kupona kursimi për të paguar materialet me të cilat ishte bërë fustani i saj i dasmës. Mbretëresha Elizabetë u martua me kushëririn e saj të largët, Princin Filip, në vitin 1947, në një ceremoni që u ndoq nga 200 milionë dëgjues në mbarë botën. /albeu.com/



Shtuar më 04/07/2017, ora 23:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori