88 mijë policë e ushtarë kërkojnë 'terroristët'
Mijëra policë dhe ushtarë të mbështetur nga helikopterët po kërkojnë në një zonë në veri të Parisit për kapjen e të dyshuarve të sulmit në revistën satirike Chrlie Hebdo.

Zyrtarët francezë thonë se mbi 88 mijë pjestarë të forcave të sigurisë, janë angazhuar në mbarë vendin ndërsa shumica prej tyre është e fokusuar në veriperëindim të Parisit, qytet në të cilin gjatë ditës së djeshme dy sulmuesit e dyshuar thuhet se e kanë plaqkitur një pompë të benzinës.

Nëntë persona janë arrestuar deri më tani ndërsa kërkimet më të mëdha po bëhen për kapjen e dy vëllezërve Kouachi, Cherif Kouachi, 32 vjeçar,i dënuar në vitin 2008 për përfshirje në një rrjet që rekrutonte luftëtarë për në Irak dhe vëllain e tij Said, 34 vjeçar, transmeton Rel.

Dy vëllezërit janë të dyshuarit kryesor për sulmin e armatosur që ka ngjarë të mërkurën në zyrat e revistës satirike në Paris, me ç’rast kanë mbetur të vdekur 12 persona.

Në mesin e viktimave janë tetë gazetarë dhe dy policë.
Një zyrtar i lartë amerikan, ka thënë gjatë të enjtes, se Said Kouachi ka udhëtuar për në Jemen disa vite më parë.
Të dy vëllezërit janë në listën e të ndaluarve për të udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara./albeu.com/

Shtuar më 09/01/2015, ora 10:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori