Vrau pronarin e shtëpisë për qiranë, gjykata lë në burg 34-vjeçarin në Shkodër

Gjykata e Shkodrës ka caktuar  masën e sigurisë “arrest me burg” për 34 vjeçarin Lekë Vuksani, i cili është autori i dyshuar i vrasjes së 51-vjeçarit Petrit Vuksani më 2 maj në lagjen “Skënderbeg” në Shkodër.

Gjatë seancës gjyqësore, 34-vjeçari ka heshtur duke mos thënë asnjë fjalë për ngjarjen.

Avokati mbrojtës Vladimir Ladaj ka kërkuar nga gjykata vlerësimin psikologjik të 34-vjeçarit dhe caktimit të masës së sigurisë arrest me burg me afat.

Kërkesa e mbrojtjes është refuzuar nga gjykata, e cila ka miratuar kërkesën e prokurorit të çështjes Vat Stakaj caktimin e masës së sigurisë arrest me burg për veprën penale vrasje me paramendim.