U kap me 2 rusët në Gramsh, ukrainasi “shpërthen” në lot në sallën e gjyqit: Rusia është vend armik, më la sakat vëllanë

Ukrainasi i kapur në uzinën e përpunimit të armëve në Gramsh së bashku me dy shtetasit rusë, Feldisa Albatov është përlotur në sallën e gjyqit.

Ai është shprehur se nuk ka qenë kurrë në Rusi dhe për të Rusia është një vend armik.

Kjo pasi sipas tij, bombardimet ruse kanë dëmtuar duke lënë sakat vëllanë e tij.

Kujtojmë se dy shtetasit rusë dhe ukrainasi u arrestuan me dyshimet për spiunazh dhe besohet se janë agjentë të Rusisë, ndërkohë që sot kanë kërkuar lirinë në Apel./albeu.com/