Vëllai i Maradonës reagon me lot në sy: Diego pësoi një atak kardiak
​Papa Françesku shfaqet për herë të parë me maskë në publik
Papa Françesku mbajti sot maskë për herë të parë, ndërsa shërbente meshën për paqe në botë me udhëheqësit e tjerë fetarë.

Papa mbajti një maskë të bardhë në Bazilikën Romake St. Maria.

Më parë, ai mbante maskën vetëm në makinën që e përdorte për të udhëtuar në audiencat e së dielës në Vatikan.

Ai e gjeti veten në shënjestër të kritikave, veçanërisht në rrjetet sociale, pasi nuk mbante maskë në audiencat e tij të përgjithshme dhe herë pas here binte në kontakt relativisht të ngushtë me vizitorët.

Papa Françesku tashmë 83-vjeç, ishte në meshë me udhëheqës të tjerë të krishterë në bazilikë, përfshirë Patriarkun Bartolomeu, udhëheqësi shpirtëror i të krishterëve ortodoksë.

Papa Françesku hoqi maskën ndërsa foli para masës, ashtu si edhe udhëheqësit e tjerë fetarë, por e ktheu atë sapo përfundoi fjalimin.
Shtuar më 20/10/2020, ora 20:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori