​ALARMANTE/ Mbi 50% e kafshëve janë zhdukur
Ndryshimi i klimës ka dëmtuar shumë mbretërinë e kafshëve, me paralajmërimin e Fondacionit Botëror të Natyrës që intensiteti i shkatërrimit të kafshëve është dukshëm më i lartë se në 1970.

Bota e pyjeve është thelbësore për një mjedis të shëndetshëm dhe xhungla që funksionojnë si mushkëritë e planetit.

Arsyeja është se primatët dhe zogjtë e mëdhenj luajnë një rol shumë të madh në rigjenerimin e këtyre pyjeve duke mbjellë fara, duke ngrënë bimë dhe duke pasur aktivitete të tjera që kontribuojnë në rritje dhe zhvillim.

Që nga viti 1970, popullsia e tyre ka rënë me 53 për qind, sipas Daily Mail.

Dëmi më i madh në jetën e egër është shkaktuar nga shkatërrimi i habitatit natyror. Kjo bëhet përmes prerjeve të paplanifikuara, ujitjes dhe zjarreve në rritje të pyjeve.

Lloje të tilla si primatët, zvarranikët dhe zogjtë janë gjithashtu të kërcënuar nga gjuetia e paligjshme, ndryshimet klimatike dhe sëmundjet. Ulja më e madhe është regjistruar në pyjet e Amazonës, transmeton KosovaPress.

Paralajmërimi ka të bëjë me ndalimin e shkatërrimit të mëtutjeshëm dhe për të shpëtuar atë që ka mbetur.

Qeveritë e të gjitha vendeve të botës janë thirrur të deklarojnë rrezikun e planetit dhe banorët e tij në vitin 2020. Është e nevojshme për të ndaluar shkatërrimin, për të rivendosur natyrën dhe për të riparuar zinxhirin ushqimor.

Duke mbrojtur pyjet, ne gjithashtu ndikojmë në ruajtjen e specieve, duke siguruar ushqim, ujë të pastër, tokë të shëndetshme dhe habitat për njerëzit dhe kafshët. Kjo duhet të jetë përparësi për të gjithë.
Shtuar më 21/08/2019, ora 16:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori