155 të vdekur pas një sulmi ajror në Jemen
Një sulm ajror i kryer nga koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite, ka goditur një sallë funeralesh në kryeqytetin e Jemenit, Sanaa, duke lënë të vdekur 155 persona, shkruan BBC.

Më shumë se 500 persona janë lënduar, ka deklaruar qeveria e udhëhequr nga rebelët Houthi.

Këta të fundit janë në luftë me qeverinë e njohur ndërkombëtarisht të Jemenit, e cila është e mbështetur nga një aleance ushtarake e udhëhequr nga Arabia.

Qindra gjymtyrë të trupave janë gjetur brenda dhe jashtë sallës ku ka ndodhur sulmi.

Njëri nga të mbijetuarit ka përshkruar këto skena si një lum me gjak. /albeu.com/

Shtuar më 08/10/2016, ora 21:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori