Kamionët e mbushur me vaksinat e para kundër COVID-19 të
Pfizer/BioNtech, janë nisur për në
Britani të Madhe, ditë kjo kur edhe iu dha drita e gjelbër për përdorimin e kësaj vaksine.
Mijëra
doza të
vaksinës nga fabrikat e
Pfizer në Belgjikë, këtë mëngjes janë parë duke mbushur kamionët që do t’i shpërndajnë ato në
Britani, që njëherit është vendi i parë në botë që autorizoi përdorimin e tyre.
Sekretari i Shëndetësisë, Matt Hancock, ka bërë publik lajmin për lejimin e përdorimit të vaksinave në
Britani të Madhe, duke theksuar se po i vie fundi pandemisë, derisa kryeministri britanik Boris Johnson tha se me këtë vaksinë do të “lejohet rikthimi i normalitetit dhe ekonomisë”.
Afro 800 mijë
doza të
vaksinës së
Pfizer që duhet të jepen në një periudhë kohore prej 21 ditë larg njëra-tjetrës – do të jetë në dispozicion për qytetarët gjatë javës së ardhshme.
Në anën tjetër është bërë e ditur se Britania ka porositur në total 40 milionë
doza të
vaksinës së
Pfizer, ku 10 milionë do të shpërndahen deri në fund të këtij viti dhe pjesa tjetër nga viti i ardhshëm.
Shtuar më 02/12/2020,
ora 16:35