Të paktën tetë studentë kanë vdekur dhe 73 të tjerë janë plagosur nga rënia e çatisë së një ndërtese dy katëshe në qytetin Gieongju në Korenë e
Jugut.
Mediat lokale raportojnë se rënia e çatisë duhet të jetë shkaktuar si pasojë e borës që është grumbulluar mbi çatinë e godinës së studentëve.
Shumë studentë kanë arritur të dalin jashtë, ndërsa të tjerët janë ndihmuar më pas nga punëtorët e shpëtimit të cilët kanë ardhur menjëherë në vend ngjarje. /albeu.com/
Shtuar më 18/02/2014,
ora 13:14