775 viktima varrosen 15 vjet pas masakres ne Srebrenice
Albeu.com
Rreth 40 mijë persona janë mbledhur sot në Srebrenicë për të përkujtuar masakrën më të përgjakshme të kryer në botë që prej Luftës së Dytë Botërore.
Me 12-18 korrik 1995, trupat serbe hynë në territorin e mbrojtur nga OKB-ja dhe masakruan rreth 8000 burra dhe djem myslimanë të paarmatosur.
Srebrenica ishte deklaruar si zonë e sigurt nga OKB-ja, në të cilën hynë për të gjetur mbrojtje mbi 20 000 boshnjakë gjatë luftës 1992-1995, por ushtria serbe kaloi ushtrinë holandeze e cila mbronte civilët dhe masakroi 8 000 burra dhe djem boshnjakë për tu hequr myslimanëve kontrollin e qytetit Tula.

Ceremonitë civile dhe fetare filluan sot pas orës 09:00 GMT, kur 775 viktima u varrosën në qendrën përkujtimore të Potoçarit, pranë Srebrenicës në lindje të Bosnje-Hercegovinës, ku do t’ju bashkohen rreth 4000 viktimave të tjera që prehen tashme ne këtë varrezë. Në këtë 15-vjetor rreth 6 500 nga 8 000 viktima u identifikuan nga testet e ADN-së.

Hatidza Mehmedovic varrosi sot bashkëshortin e saj, Abdullah dhe dy djemtë Almir dhe Azmir, 17 dhe 20 vjeç në atë kohë. "Nuk mund ta besoj se dikush ka qenë në gjendje të kryejë një krim të tillë'', deklaroi kjo grua e cila sjell ndërmend pritjen e gjatë për kthimin e tyre.

Ramiza Gurdic, 63 vjeç ka humbur gjithashtu dy djemtë dhe bashkëshortin e saj. ''Si mund të harrohen, si mund të falen? Mendoj për ata çdo ditë. Fle me dhimbje në shpirt dhe zgjohem me trishtim”, thekson ajo. Hasan dhe Suhra Mahic, të dy rreth të 80-ave, me në fund po varrosin fëmijët e tyre Fuadin dhe Suadin. “Do të dëshiroja të ishim vrarë të gjithë së bashku, në këtë mënyrë në nuk do i kishim jetuar këto që po jetojmë”, thotë Hasani.

Presidenti amerikan, Barak Obama, theksoi me anë të një deklarate se ”ne jemi të mendimit se nuk ka paqe afatgjatë pa drejtësi”.

Presidenti serb, Boris Tadiç, i pranishëm në përkujtimore theksoi se “me arrestimin e gjeneral Mlladiç, une e shikoj të kryer punën time. Në na nevojitet kjo për të rritur besimin, për brezat tonë të ardhshëm”.

Ndërsa kryemyftiu boshnjak, Mustafa Ceric u bëri thirrje politikanëve evropian të çojnë në vend dëshirën e boshnjakëve për integrim në Bashkimin Evropian, i cili do ti mbrojë nga gjenocidi tjetër.”Civilizimi nuk fillon me varrimin e një boshnjaku. Civilizimi fillon me lindjen e një boshnjaku duke mos qene i frikësuar nga gjenocidi i ardhshëm”.

Por dy nga përgjegjësit kryesor të masakrës, ish-shefi ushtarak i serbëve të Bosnjës, Ratko Mladiç, dhe ish-shefi i serbo-kroatëve, Goran Hadziç, të dy të shpallur fajtor nga drejtësia ndërkombëtare vazhdojnë të jenë të lirë.

Gjatë luftës së Bosnje-Hercegovinës 1992-1995 janë regjistruar 250 000 viktima. Rreth 16 000 kufoma janë zbuluar në 300 varre masive. (start)
Shtuar më 12/07/2010, ora 08:57
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori