76 mijë dollarë për t'u dukur perfekte, por përfundoi në një monstër (VIDEO)
Pëlqej
Ajo thotë se nuk do ndalet derisa të arrijë perfeksionin.
Fulvia Pellegrino ka bërë më shumë se 150 ndërhyrje, në fytyrë, gjoks dhe të pasme.

56-vjeçarja nga Italia thotë se e shoqja e përkrah në këtë vendim. Ajo ka harxhuar 12 mijë euro për të pasmet dhe thotë se do bëjë të tjerë ndërhyrje.

E shoqja, Marisa, thotë se e përkrah Fulvian. Çifti janë më shumë si motra se sa të martuar. “Nuk jam e lumtur me ‘trupin tim perfekt’, për shkak se nuk është përfekt. Perfeksioni është diçka tjetër”.

Fulvia ishte pesë vjeç, kur e kuptoi se ishte transgjinor.
Por për shkak se familja e saj ishte katolike dhe babai klerik, Fulvia e mbajti sekret ndjenjën e saj deri kur takoi gruan e tij, Marisa Altare, 32 vjet më parë.

Në mënyrë sekrete, Fulvia nisi të frekuentojë klubet gej.
Por në publik hiqej si mashkull i fortë, blinte armë dhe makina të shtrenjta, kryesisht fuoristrada amerikane.

Vetëm në vitin 2000, Fulvia vendosi të mos fshihej më, dhe i rrëfeu Marisas se donte të bëhej femër.

“Sigurisht Marisa e humbi për një moment, nuk është diçka e lehtë. Tani Marisa dhe unë jemi si dy motra”. Por prindërit e saj refuzuan ta tolerojnë.

“Babai im vdiq dhe ata nuk më lejuan të shkoj në funeral. Të vetmit që më pranojnë janë vëllezërit e mi”.

Ajo shiti armët, makinat dhe një shtëpi që kishte në Francë, për të paguar për operacionet.

Tani jetojnë vetëm me rrogën e Marisas.

Në qytetin ku jetojnë, në Peveragno, njerëzit e ironizojnë, e përçmojnë dhe shpikin histori sikur ajo është prostitutë.
“Por unë nuk do ndalem. Operacionet plastike janë një nevojë për mua, nuk janë një drogë”
Shtuar më 21/07/2018, ora 23:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori