74 të vdekur nga tajfuni në Filipine dhe uragani në SHBA
Pasoja shkatërrimtare ka sjellë tajfuni Mangkut që goditi Kinën pasi shkaktoi mbi 60 të vdekur e qindra të plagosur në veri të Filipineve.

Pamjet tregojnë dëmet që erërat e forta me shpejtësi deri 160 km/orë shkaktuan në Hong Kong.

Mangkut, tajfuni më i fuqishëm që ka goditur Kinën gjatë këtij viti, po zhvendoset në brendësi të territorit jugor të vendit, teksa autoritetet kanë evakuuar mbi 2 milionë banorë nga zonat e rrezikuara.

Aktiv është edhe uragani ‘Florence’ në Shtetet e Bashkuara ku bilanci i viktimave ka arritur në 14. Intensiteti më i ulët e ka shndërruar në stuhi tropikale por gjithsesi autoritetet presin më tepër reshje dhe përmbytje.
Shtuar më 16/09/2018, ora 23:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori