74% e grekëve: Papandreu në burg
Tre në 4 grekë duan ta shohin në burg ish-kryeministrin grek Jorgos Papandreu, si ndëshkim për situatën në vend. Sipas një sondazhi të realizuar nga kompania “Alco”, shumica e grekëve jo vetëm që e cilësojnë Papandreun përgjegjës për falimentimin ekonomik të vendit, por dhe kërkojnë të ndëshkohet për këtë.

Opinioni i rreth 74% të grekëve se kryeministri “duhet të paguajë” ka vetëm një interpretim; gjykatë të posaçme, dënim dhe burg.

Sipas rezultateve të sondazhit të shkurtit të realizuar nga e njëjta kompani, 8 në 10 grekë thonin se Papandreu ka shitur vendin dhe 6 në 10 grekë besojnë se kryeministri i ri Lukas Papadhimos u shërben interesave të kreditorëve të huaj.

Mjaft interesant është fakti që në katalogun e 5 politikanëve që populli grek i cilëson si “fajtore” për gjendjen e sotme, nuk shfaqet emri i ministrit të financave, njëherësh zëvendëskryeministër, Evangelos Venizelos. Në vend të dytë si fajtor i krizës greke, është ish-kryemsinitri Kostas Karamanlis, i treti Kostas Simitis. /albeu.com/
Shtuar më 05/03/2012, ora 16:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori