70 vjet pas luftësm Franca dhe Gjermani bëhen bashkë për të shpëtuar Europën
Franca dhe Gjermania i kanë ripërtërirë zotimet për marrëdhënie të mira, duke dëshmuar se bashkëpunimi tradicional i dy vendeve mbetet i fuqishëm, përderisa partitë nacionaliste dhe populiste po zgjerohen në mbarë kontinentin.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, dhe Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, e nënshkruan traktatin e përditësuar të Elysesë në qytetin kufitar gjerman, Aachen, i cili ka qenë vendbanim i Charlemanges, i njohur si “babai i Evropës” dhe i cili kishte arritur ta bashkonte një pjesë të madhe të saj gjatë shekullit të nëntë.

“Të dyja shtetet do ta thellojnë bashkëpunimin për çështjet e jashtme, mbrojtjen, sigurinë e brendshme dhe të jashtme dhe zhvillimin dhe në të njëjtën kohë do të punojnë për forcimin e aftësisë së Evropës për të vepruar në mënyrë të pavarur”, thuhet në këtë traktat.

Përderisa Bashkimi Evropian ndodhet nën presionin e daljes së Britanisë së Madhe nga blloku, Donald Trumpit dhe qeverive nacionaliste të Italisë, Polonisë dhe Hungarisë, Merkeli dhe Makroni janë të vendosur që ta kufizojnë zgjerimin e partive euroskeptike gjatë zgjedhjeve në Parlamentin Evropian që do të mbahen në muajin maj.

Sidoqoftë, teksti i këtij traktati është kritikuar nga kundërshtarët politikë të qeverive të Francës dhe Gjermanisë, duke u vlerësuar si veprim bosh nga dy udhëheqës të dobësuar politikisht.
Shtuar më 22/01/2019, ora 14:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori