Rastet në rritje, zgjerohet kapaciteti i testimit për COVID-19

ministria ka bërë të ditur së është hapur laboratori i dytë në QSUT për të testuar rastet e dyshuara si të infektuar me Covid-19.

Ka qenë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila në profilin e saj në Facebook ka shpërndarë disa foto ku shkruan se tashmë është zgjeruar kapaciteti i testimeve për Covid-19.

Ndër të tjera Manastirliu ka bërë edhe një apel për qytetarët ku shkruan se duhet të vendosin maskë, të ruajnë distancën dhe të ruajnë higjienën vetiake dhe kolektive.

Njoftimi i Manastirliut

🔴#COVID19
Zgjerojmë kapacitetet e testimit, me #cilësi dhe #siguri për identifikimin e të prekurve nga COVID19, me hapjen e laboratorit të dytë në QSUT ✅
👩🏻‍⚕️👨‍⚕️ Staf i kualifikuar
🔬🧪🧫 Laborator i çertifikuar

‼️ Të #mbështesim stafet mjekësore, të mbrojmë veten dhe njerëzit e dashur, duke zbatuar tre rregulla të thjeshta, çdo ditë🙏🏼
😷 Vendose maskën
↔️ Ruaj distancën
🧴Kujdesu për higjienën vetjake dhe kolektive

Bashkë kundër 🤜#COVID19🤛


Shtuar 18.07.2020 08:42