Si reagoi familja kur zbuloi lidhjen me djalin e Jozefina Topallit? Cindy Marina: Çfarë më tha vëllai

Prej disa kohësh Cindy Marina dhe Genar Topalli po përjetojnë historinë e tyre të dashurisë. Së fundmi, bukuroshja e sportit ka treguar për herë të parë se si familja e saj e priti lajmin.

E pyetur se si kanë reaguar vëllezërit e saj në lidhje me romancën me Genarin, Cindy tha:

“Nuk kanë pasur ndonjë mendim, iu thashë jam lidhur. Vëllai i madh është më i qetë, më pyeste, është, pyetje normale. Vëllai i vogël ishte më ndryshe si “kush është ky?”, në fakt vëllai i vogël e ka takuar. Kanë shkuar shumë mirë bashkë, ia ka mbushur mendjen Genari. Shkojnë shumë mirë të dy me Genarin”, rrëfeu Cindy, e cila shtoi gjithashtu se çifti nuk ka ende plane për dasmë.

Ndërsa përsa i përket takimit të parë me Jozefina Topallin, bukuroshja u shpreh se nuk e kishte pasur aspak siklet.

“Kisha fatin që Jozefinën e kisha takuar më para se Genarin, jemi njohur. Nuk po shkoja për herë të parë ta takoja pasi isha lidhur. Më kanë pritur shumë mirë”, përfundoi Cindy.