Kishte veshur rroba banjo provokuese, rusja “zhdëp” në dru të renë (VIDEO)

Një grua në Rusi sulmoi në vajzë tjetër teksa kishin shkuar për të notuar në brigjet e lumit Vollga.

Sipas medieve ruse, shkak i sulmit ka qenë fakti se sulmuesja i ka konsideruar provokuese rrobat e banjos që kishte veshur vajza tjetër.

Siç shihet në video, gruaja, e cila gjithashtu kishte veshur rroba banjo goditi vajzën me grusht dhe më pas e kali për flokësh dhe e hodhi në tokë.

Përveç gruas së parë, në sulmin ndaj të resë ka marrë pjesë edhe një grua tjetër, e cila ka shkelmuar viktimën.

Sakaq, kalimtarët e rastit nuk kanë bërë asgjë për të ndaluar sulmin.

Pas bërjes publike të videos, nisi hetimi për identifikimin e dy femrave, ndërsa viktima ka ngritur padi ndaj tyre./Albeu.com/


Shtuar 30.06.2023 13:21