63 të vdekur nga uragani "Irma", rikthehen të evakuuarit
Pëlqej
Të paktën 23 persona në Shtetet e Bashkuara dhe 40 të tjerë në ishujt e Karaibeve kanë mbetur viktima të Uraganit Irma duke e çuar bilancin e vdekjeve deri më tani në 63.

Së fundmi, autoritetet konfirmuan se pesë viktima u gjetën në një azil pleqsh, për shkak të shkëputjes së energjisë elektrike.

Teksa stuhia është zbutur, të evakuuarit po i rikthehen skenave të shkatërrimit në ishujt Florida Keys, ku çereku i shtëpive tashmë janë të pabanueshme.

Rreth 90,000 banorë që po rikthehenFlorida Keys dhe Miami Beach janë paralajmëruar për mungesën e shumë shërbimeve, për shkak të dëmeve të shkaktuara nga uragani.

Ndërkohë, rreth 6.9 milionë shtëpi në Florida, Xhorxhia, Karolinën Veriore dhe Jugore dhe Alabama kanë mbetur pa energji elektrike. /albeu.com/

Shtuar më 13/09/2017, ora 23:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori